Idrizi: PDK-ja ka vullnet politik për një koncenzus ndërpartiakë
BKT
Lajme

Idrizi: PDK-ja ka vullnet politik për një koncenzus ndërpartiakë

Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se do të mbështesin reformimin e arsimit dhe metodologjitë e reja të mësimdhënës dhe mësimnxënies.

Sipas tij, PDK-ja ka vullnet politik për një koncenzus ndërpartiakë që ta rregullojmë arsimin

“Në jemi të gatshëm për një koncenzus nacional. Pa koncenzus nacional mes të gjitha partive dhe shoqërisë civile për të hartuar një strategji të përbashkët , gjendja në arsim nuk ka gjasa të rregullohet”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Koncenzusi, sipas tij, është i nevojshëm në mënyrë që arsimi të depolitizohet.

Kosova, tha Idrizi, ka bashkëpunuar me shumë shtete, si me Austrinë e Japoninë. “Por Kosova i ka specifikat e veta. Literatura dhe programet duhet t’i përshtaten rrethanave dhe nevojave të tregut të Kosovës”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme