Haxhiu: Është folur shumë për depolitizimin e arsimit, është bërë pak
Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se gjatë qeverisjes së shkuar është investuar në arsim.
“Kemi folur shumë për depolitizimin e arsimit. Nuk është punuar sa duhet aty. Llogaridhënia duhet të rritet. Numri i inspektorëve është i vogël, nuk është shpallur konkursi për ta”, tha ajo sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Haxhiu thotë se Nagavci ka motrën të punësuar në OJQ dhe se angazhohet në trajnime jashtë përshkrimit të vendit të punës.
Kurse, Nagavci thotë se e ka paditur Haxhiun për shpifje dhe tregon në ekran dokumentin e Agjencisë anti – korrupsion, ku thuhet se, trajnimet nuk janë në konflikt interesi me postin që ajo kishte në komunë.
Haxhiu gjithashtu pyeti Idrizin sa e ka depolitizuar arsimin PDK-ja.
Ajo akuzon edhe Rexhajn, se e di çfarë ka bërë ai, "keni nënshkruar programin në kundërshtim me rregullat”. Rexhaj sipas saj, ka dhënë edhe dorëheqje për këtë arsye.
Rexhaj mohon akuzat që i drejtohen dhe thotë se Haxhiu gjithmonë ka ngatërruar gjendjen në komisione e forume tjera, ku ajo është përfshirë në debate.
Haxhiu akuzon edhe Hysenajn se Nisma ka dërguar në arsim militantë të saj partiakë.























