Kastrati: Nuk ka analizë të tregut të punës sipas profileve që nevojiten
BKT
Lajme

Kastrati: Nuk ka analizë të tregut të punës sipas profileve që nevojiten

Analisti, Ardian Kastrati duke folur për qëndrimet e përfaqësuesve të partive politike, për arsimin dhe gjendjen në këtë sektor, sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, tha se nuk e kupton Xhavit Rexhajn kur thotë se, arsimi në Kosovë gjatë dhjetë vjetëve të fundit është katandisur si mos më keq, kur dihet se LDK-ja ka qenë edhe vetë pjesë e qeverisjes për një kohë të gjatë.

Në këtë debat për arsimin nuk u përmenden të metat ku çalon arsimi në arsim, nuk u fol mungesa e buxhetit dhe aftësimi profesional.

Ajo që diskutuan për gjendjen në arsim sonte, përfaqësuesit e partive politike në emisionin “Debat”, ishte më tepër një fushatë politike, se një diskutim për problemet ekzistuese.

Sipas tij, punësimet në baza partiake e kanë dëmtuar shumë sistemin e arsimit në vend.

Kastrati ishte kritik edhe ndaj ndërhyrjes si tha ai, të ministrit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi në punën Agjencisë së Kosovës për Akreditim e universiteteve.

Partitë nuk e kanë të qartë se çka do të bëjnë me arsimin. Rekrutimi i stafit në arsim, sipas tij, nuk bëhet sipas meritokacisë.

 


MË SHUME NGA Lajme