VIDEO-Policia shënon 20- vjetorin me gara sportive
Me rastin e 20-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës po organizon aktivitete të ndryshme të cilat kanë nisur nga e shtuna dhe do të përfundojnë të premten.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut tha se në kuadër të shënimit të këtij 20-vjetori jubilar do të ketë gara vrapimi në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Në vazhdën e aktiviteteve sot është gara në vrapim. Kjo garë zhvillohet në dy disiplina dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga të dyja gjinitë do të marrin pjesë në të. Do të jenë diku 70 zyrtarë policorë që do të garojnë në dy disiplina të parapara për këtë vit”, tha ai sot në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),.
Sipas tij, aktiviteti është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të evenimentit të përvjetorit, por edhe për shkak të vet natyrës së punës dhe gjendjes fizike të policëve.
Zahiti njoftoi se aktivitete tjera do të zhvillohen edhe në Prishtinë dhe se të gjitha këto aktivitete do të zhvillohen deri me gjashtë shtator.
Për më shumë ndiqni videon:























