Parandaloni rrudhat vetëm me anë të këtyre dy produkteve
Kohëve të fundit është shtuar nevoja e gjetjes së metodave sa më natyrale për të trajtuar problemet e lëkurës, duke filluar nga puçrrat, aknet, shenjat apo rrudhat.
Krahas shumë kremrave të shtrenjta, ekzistojnë disa produkte dhe metoda natyrale, të cilat edhe shumë modele dhe ikona të bukurisë i përdorin.
Sipas ekspertëve të bukurisë, një nga metodat më efikase në luftimin e rrudhave është masazhi i lëkurës me vaj të nxehtë. Kjo metodë mund të aplikohet 3 herë në javë dhe bëhet duke përdorur vajra natyralë, siç është: vaji i ullirit, vaji i kokosit apo ai i arganit.
Masazhi i lëkurës së fytyrës është shumë i rëndësishëm, sepse kjo metodë mundëson qarkullimin më efikas të gjakut në këtë regjion, si dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Metoda e masazhimit me vaj, mund të përdoret edhe për mirëmbajtjen e flokëve, duke i rritur ato dhe duke i zbutur majat e dëmtuara.
Rregulli tjetër për mirëmbajtjen e fytyrës dhe parandalimin e rrudhave, është pastrimi i lëkurës përpara se të flini dhe hidratimi i duhur i saj.
Krahas këtyre dy rregullave bazë, ju mund të krijoni disa maska në kushte shtëpie, duke përdorur vetëm përbërës natyralë siç është: soda, kosi, limoni apo sheqeri.























