Brazili befasoi Greqinë
BKT
Sport

Brazili befasoi Greqinë

Basketbollistët e Brazilit kanë shënuar fitore befasuese në duel me Greqinë, me rezultat të ngushtë 79:78, në Kampionatin botëror, i cili po zhvillohet në Kinë, e që po transmetohet ekskluzivisht në RTK.

Ndonëse pas pjesës së parë brazilianët kishin ngecje prej 10 pikëve, në fund ata arritën të shkaktojnë sensacion për ta mbyllur këtë takim me fitore. Varejao ishte më efikasi me 22 pikë, derisa Sousa kontribuoi me 15 pikë.

Rezultatet
Italia-Angola 92:61
Venezuela-Bregu i Fildishtë 87:71
Nigeria-Argjentina 81:94
Tunizia-Irani 79:67
Serbia-Filipinet 126:67
Kina-Polonia 76:79
Koreja - Rusia 73:87
Porto Riko-Spanja 63:73
Australia-Senegali 81:68
Mali i Zi-Zelanda 83:93
Japonia-Çekia 76:89
Gjermania-R.Domenikane 68:70
Lituania-Kanadaja 92:69
Brazili-Greqia 79:78