18:34 / 03.09.2019
Eriksen i mërzitur me Tottneham
Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen është i mërzitur me klubin, për shkak se dëshironte të provonte një sfidë te re.
Danezi ka kërkuar gjatë gjithë verës të largohet nga klubi londinez, duke kërkuar të transferohet në Real Madrid, Juventus ose Barcelonë.
Afati kalimtar është mbyllur në Evropë, andaj danezi nuk do të mundet të largohet deri në afatin e janarit.
Tottenhami ishte i gatshëm për ta shitur, mirëpo asnjë marrëveshje nuk është bërë për 27-vjeçarin.
“Do të dëshiroja të vendosja si trajnerët, mirëpo për fat të keq nuk mundem”, deklaroi ai.
Eriksen luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit në barazimin ndaj Arsenalit.























