​Silva: Lojtarët e Cityt mendojnë se është e padrejtë
BKT
Sport

​Silva: Lojtarët e Cityt mendojnë se është e padrejtë

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernando Silva ka pranuar që bashkëlojtarët janë zhgënjyer ngase nuk janë zgjedhur për çmimet individuale.

Lojtarët e Cityt nuk janë nominuar nga FIFA dje.

Për këtë gjë ka folur Bernando, i cili ka thënë se disa e kanë merituar për të qenë aty.

“Sezonin e kaluar ishim në top tri klubet me të forta. Por kështu funksionon futbolli, duhet ta pranojmë. Titujt kanë më së shumti rëndësi, por nëse do të fitonim ndonjë individual, do të ishte mirë. Në dhomën e zhveshjes biseduam për këtë - dy ose tre duhet të ishim aty. E dimë që është e padrejtë. Ka rëndësi që fituam katër tituj. Duhet ta pranojmë”, deklaroi ai.