18:42 / 03.09.2019
Klopp: Kam shumë për të thënë për Firminon
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klop, ka thënë vetëm fjalë të mira për sulmuesin, Robero Firmino.
27-vjeçari ka filluar sezonin në formë shumë të mirë duke shënuar dy gola dhe asistuar tri herë në pesë paraqitje.
Braziliani i ka ndihmuar “Reds” të fitojnë Superkupën dhe të jenë në vendin e parë në Premier Ligë.
Tekniku gjerman ka thënë se është në një formë të mirë dhe ka rëndësi të madhe për klubin.
“Shpresoj të qëndrojë në këtë mënyrë. Është një lojtar me rëndësi të madhe. E shijon lojën në skuadër dhe dëshiron të luajë me djemtë. Ka një vlerë të madhe për të”, deklaroi ai.























