Çaka: Problem serioz është mungesa e barnave në klinika
Agim Çaka, zëvendësministër i Shëndetësisë, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, tha se ende ka mungesë të barnave në klinika edhe ligji për sigurime shëndetësore është hendikep. Këto probleme, sipas tij, janë akumulua me vite të tëra, por dy vitet e fundit janë shënuar disa rezultate.
“Problem serioz është mungesa e barnave në klinika dhe sigurimet shëndetësore... Me rritjen e buxhetit do të zgjidhet edhe çështja e kësaj mungese të barnave esenciale dhe gjendja në shëndetësi do të përmirësohet. Ka probleme që janë akumulua me vite të tëra, por dy vitet e fundit janë shënuar disa rezultate”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Çaka shtoi se në dy vitet e fundit janë shënuar rezultate pozitive, kjo, sipas tij, mund të shihet të hyrja në QKUK-së, ku nuk e kemi më atë gjendjen, atë rrëmujë që e kemi pas më herët për çka janë falënderues edhe vetë pacientët.























