06:50 / 04.09.2019
Sot `Porta e Hapur` në të gjitha Stacionet Policore
RTKlive
Sot në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të PK-së, sot nga ora 08:00 – 16:00, sipas planifikimeve do të jetë `Porta e Hapur` në të gjitha Stacionet Policore të të gjitha Rajoneve.
Në kuadër të DRP-Prishtinë, sot duke filluar nga ora 10:00, në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, pritet të realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do te priten nga stafi menaxhues i PK-së.























