Senatorët amerikanë: Presim që dialogu Kosovë-Serbi të jetë frytdhënës
Senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy, kanë arritur për një vizitë në Kosovë.
Në një konferencë për media, nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, ata kanë folur për rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi këtu të japin përkrahjen tonë për këtë vend për ketë regjion. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i arritjes së një prosperiteti për qytetarët e të dyja vendeve”, tha senatori Ron Johnson.
Kurse senatori, Chris Murphy tha se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai tha se marrëveshja është jetike për të dyja vendet.
“Ne jemi miq me Kosovën dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Ne presim që ky dialog të jetë produktiv dhe i suksesshëm midis dyja vendeve me qëllim që dyja vendet të zhvillohen ekonomikisht. Ne e dhamë këtë mesazh të qartë edhe në Serbi edhe në Kosovë”, tha ai.
Johnson e Murphy në Prishtinë folën edhe për zgjedhjet, nga ku u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë, për të mirën e të ardhmen e tyre.























