Republika e Çekisë ofron arsim cilësor
BKT
Lajme

Republika e Çekisë ofron arsim cilësor

Sot udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë, në Prishtinë, Pavel Bilek, u takua me shtatë studentët e Kosovës të cilët fituan bursën e qeverisë së Çekisë. Ata do të fillojnë studimet e tyre në ditët e ardhshme.

“Republika e Çekisë ofron arsim cilësor, përmes këtyre bursave ndihmon të rinjtë në arsimimin e gjeneratave të reja në Kosovë. Studentët pos fitimit të njohurive në fushat e studimeve të tyre do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për Republikën e Çekisë, njerëzit e saj, historinë dhe kulturën, si për gjendjen e tashme shoqërore dhe zhvillimin ekonomik”, tha Pavel Bilek.

Studentët shprehën ngazëllimin e tyre për fillimin e studimeve në Republikën e Çekisë dhe se ata prisnin me padurim për arsimimin e lartë në universitetet e Çekisë, që në të ardhmen do t’u ndihmojë në jetën e tyre profesionale në Kosovë.

Këta student fitues të bursës do të studiojnë në Pragë dhe në Bërno, përkatësisht në universitetet e biznesit/menaxhmentit, teknologjisë informative dhe biologjisë.

Qeveria e Çekisë për vjet shpërblen studentët nga Kosova për studime në nivel master dhe të doktoratës në ekonomi, teknologji informative, bujqësi, pylltari dhe biologji.


MË SHUME NGA Lajme