Haradinaj: Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush që na ndalon
BKT
Lajme

Haradinaj: Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush që na ndalon

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj duke numëruar sukseset e qeverisë së tij, ka thënë se Kosova është përballur me agjenda nga të llojllojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon.

“Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqenies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyjnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se vrullin e shtet-ndërtimit nuk ka kush që e ndalon.

“Populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve. Kosovën 100% e bëjmë bashkë”, vijon shkrimi i Haradinajt.


MË SHUME NGA Lajme