11:54 / 05.09.2019
Bastoret favorizojnë Çekinë në duelin me Kosovën
Kosova do ta luajë ndeshjen e katërt të fushatës kualifikuese për Evropianin 2020 kundër Republikës së Çekisë.
Dardanët të shtunën me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, presin një kombëtare mjaft të papërshtatshme siç është Çekia.
Nga tri ndeshje të zhvilluara nga të dyja skuadrat, Kosova ka një fitore dhe dy barazimeve kundrejt dy fitoreve dhe një humbje të kundërshtarit.
Forma e mirë e Çekisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese ka bërë që kjo kombëtare të jetë favorite e lehtë përballë Kosovës nga kompanitë e basteve.
Kompania e njohur për vënien e basteve ‘’bet365’’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës 3.00, kurse triumfi i mysafirëve llogaritet me koeficient 2.45. Ndërkohë, barazimi kuotohet 3.10.























