12:51 / 05.09.2019
Veseli: Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik
RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, sot është takuar me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
"Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë. Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar. Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë:, ka shkruar Veseli në "Facebook".























