Ambasadori i ri britanik kritikon institucionet e drejtësisë
BKT
Lajme

Ambasadori i ri britanik kritikon institucionet e drejtësisë

Ambasador i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se thelbi i funksionimit të një shteti është sundimi i rendit dhe ligjit.

“Sot me 5 shtator është dita ime e parë si ambasador i Britanisë në Kosovë. Jam shumë i kënaqur të jem i pranishëm në formalizmin dhe bashkëpunimin tonë. Unë jam i vetëdijshëm që nuk kam ardhur në një vend që nuk ka institucione dhe bazë ligjore. Kosovës i është dashur të ndërtojë ligjet dhe institucionet nga zero dhe tashmë ju e keni bërë këtë”.

“Thelbi i funksionimit të një shteti është sundimi i ligjit dhe për këtë e kanë detyrë institucionet. Zgjedhjet janë afër dhe puna e gjyqësorit dhe prokurorisë duhet ta dëshmojë punën e vet”.

“Kosovës i nevojiten patriotë të kohës moderne që do të thotë të duash vendin tënd dhe t’i shërbesh me përkushtim. Neve na takon t’i zbulojmë e t’i shpalosim pengesat tona dhe interesat i kemi të përbashkëta”.

“Institucionet e drejtësisë duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, shpëlarjen e parave dhe për këtë duhet një institucion i fortë”, theksoi Abbott, raporton eo. “Rrugëtimi drejt suksesit dhe zhvillimit nuk është i lehtë, por kam besim se Kosova ka njerëz të aftë sepse atë e kanë dëshmuar. Kosova duhet të tregojë rezultatet në luftimin e korrupsionit”.

“Duhet të bëhen rekrutimet përmes transparencës dhe duhet të ketë mekanizma që bëjnë vlerësimin e avokatëve dhe të gjitha këto ndikojnë në rritjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

“Ne presim që kandidatët më meritorë të fitojnë dhe të tregojnë rezultate. Prej anës tonë ekziston vullneti dhe prioriteti për të bërë ndryshime”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Lajme