Tahiri: MD shembull për punësimin e bursistëve "Young Cell Scheme"
BKT
Lajme

Tahiri: MD shembull për punësimin e bursistëve "Young Cell Scheme"

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim bursistët e Programit “Young Cell Scheme”, që kanë filluar punën në Ministrinë e Drejtësisë në fillim të këtij muaji.

Ky program i përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian financon studimet post-diplomike të të rinjve, në fushat që janë deficitare në Kosovë. 

“Angazhimi i bursistëve Young Cell Scheme, nuk është vetëm plotësim i një marrëveshje partneriteti mes institucioneve tona dhe Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha, është shpërfaqje e vullnetit për të ndërtuar shembuj që i duhen shtetit dhe shoqërisë, se të rinjtë tanë të shkolluar e me kompetencë, do të kenë rol primar në shërbimet që institucionet tona iu ofrojnë qytetarëve”, ka thënë Tahiri. 

Sipas tij, gjatë këtyre dy vjetëve janë punësuar gjithsej 7 bursistë në departamente të ndryshme, pesë prej të cilëve kanë nisur punën këtë vit.

Tahiri ka theksuar se puna e bursistëve do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e administratës publike.

“Angazhimi i këtyre të rinjve është në funksion të konsolidimit të administratës publike me potenciale të reja që i duhen institucioneve dhe vendit, dhe që e kanë vendin në Kosovë për dallim nga emigrimi dhe “ikja e trurit”. ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme