Haradinaj: Zotohem për mbështetjen time që dëmet e “Krushës” të sanohen
BKT
Lajme

Haradinaj: Zotohem për mbështetjen time që dëmet e “Krushës” të sanohen

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka thënë se është i prekur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Gratë e Krushës, këto heroina të ditëve tona, që gjeten fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës dhe me gjithë dhimbjen e madhe mbijetuan me punë e përkushtim, u shndërruan në shembullin më të mire për të gjithë ne”.

“Duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të kooperativës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Lajme