Tragjedi në familjen Cafu, humb jetën djali i legjendës
BKT
Sport

Tragjedi në familjen Cafu, humb jetën djali i legjendës

Tragjedi në familjen e një prej futbollistëve të krahut më të mirë në historinë e futbollit, Marcos Evangelista de Morais, i njohur si Cafu.

Djali i ish-futbollistit të Romës, Milanit e përfaqësueses së Brazilit, Danilo, 30-vjeç, humbi jetën për shkak të arrestit kardiak ndërsa po luante futboll në shtëpinë e tij.

Pavarësisht mbërritjes së ndihmës së shpejtë, përpjekjet për ta mbajtur në jetë rezultuan të kota.

Sipas “Globoesporte”, e cila i referohet dëshmisë së mikut të të ndjerit, Paulo Sergio, Danilo po luante futboll në banesën e familjes në Bartueri, kur u godit nga infarkti./tch