Çitaku nga QKUK: Nuk ka të vdekur, një është i lënduar shumë - shumë rëndë
BKT
Lajme

Çitaku nga QKUK: Nuk ka të vdekur, një është i lënduar shumë - shumë rëndë

Mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) Agron Çitaku ka dhënë detaje rreth gjendjes së personave të plagosur, në incidentin me armë zjarri sot në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.

Sot rreth orës 16:00, ka pasur të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur.

"Sot në QKUK, para orës 16:00 jemi lajmëruar për disa të lënduar me armë zjarri dhe nga ana e ndihmës së shpejtë janë sjellë katër persona, të cilët janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në trajtim të mëtutjeshëm. Prej tyre një ka hyrë në sallë, një është në gjendje shumë të rëndë dhe dy të tjerë janë po ashtu në gjendje të rëndë me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit", tha Agron Çitaku, mjek kujdestar në QKUK, në një emisionin të drejtëpërdrejtë në RTK1.

Lajmin për të shtëna dhe lëndime  në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. "Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza”, policia ka arrestuar edhe të dyshuarit e parë.


MË SHUME NGA Lajme