Kusari-Lila: Nuk garojmë në listë të përbashkët me AAK/PSD dhe PDK
BKT
Lajme

Kusari-Lila: Nuk garojmë në listë të përbashkët me AAK/PSD dhe PDK

“Sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjërën nga të lartpërmendurat”, shkruan Mimoza Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se subjekti tyre “Alternativa” ka pasur ofertë prej disa partive për përfshirje në listë.

Ajo tha se Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot.

Për formatin e pjesëmarrjes e tyre në zgjedhjet e 6 Tetorit, Kusari-Lila tha se do të ju informojë së shpejti.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq dhe mbështetës,

Në vijim të lajmeve për mundësitë e përfshirjes në listë të kandidatëve të Alternativës me ndonjë parti politike, ju informojmë se subjekti ynë ka pasë ofertë prej disa partive për përfshirje në listë.
Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot.
Andaj, sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjërën nga të lartpërmendurat.

Për formatin e pjesëmarrjes tonë në zgjedhjet e 6 Tetorit do të ju informojmë së shpejti.

Ju faleminderit për interesimin tuaj!


MË SHUME NGA Lajme