​Policia e Kosovës: Ende nuk dihen motivet e rastit tragjik në Prishtinë
BKT
Lajme

​Policia e Kosovës: Ende nuk dihen motivet e rastit tragjik në Prishtinë

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet familjeve Rafuna dhe Mehmeti për çështje pronësore, me ç‘rast fillimisht janë plagosur katër persona, ndërsa më vonë kanë ndërruar jetë dy prej tyre.

Zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuar, derisa shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Krasniqi thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë, një e gjatë dhe një e shkurtër.

Dëshmitarët shprehen se në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Royal”, pronarë janë familja Rafuna dhe Mehmeti, ndërsa sipas tyre mosmarrëveshjet janë për çështje pronësore, për lokale, të katit të parë të këtij objekti.


MË SHUME NGA Lajme