19:54 / 05.09.2019
Mkhitaryan: Nuk kisha shans te Arsenali
Mesfushori, Henrikh Mkhitaryan ka pranuar që ka zgjedhur Romen, pasi ka pasur shumë pak shanse për të luajtur për Arsenalin.
Mesfushori i është bashkuar Romes në formë huazimi. Ai ka thënë se është i lumtur me këtë transferim dhe është i sigurt që do t’ia dal mirë.
“E realizova atë që doja dhe të gjej hapësirë te Roma, e sfidova vetën. Jam i sigurt që do t’ia dal”, deklaroi ai.
Armeniani gjithashtu foli edhe për ndeshjen me kombëtaren e tij ndaj Italisë.
“Italia me impresionoi ndaj Greqisë, fituan pa pranuar ndonjë gol. Dua të shënoi përsëri, kjo do të zvogëlonte distancën. Nuk duhet të frikësohemi dhe të luajmë me të gjitha mundësitë”, deklaroi ai.























