20:24 / 05.09.2019
Napoli blindon liderin e mesfushës
Napoli është gati të blindojë një nga mesfushorët e tij më të mirë.
Sipas mediave polaku Piotr Zielinski është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të rinovuar deri në vitin 2024 kontratën e tij aktuale me klubin e kaltër.
Nga kontrata e re Zielinski do të përfitojë një pagë të përmirësuar prej rreth 3 milionë eurosh ndërkohë që klubi i Napolit pritet t’i rrisë edhe klauzolën aktuale të largimit që kap shifrën e 65 milionë eurove.























