20:45 / 05.09.2019
Frashër Demaj kandidon për deputet të LDK-së
Historiani Frashër Demaj do të jetë kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Demaj përmes një postimi në Facebook, ku sqaron se kjo është bërë me propozimin e Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë dhe me miratimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm.
“Ju faleminderit të gjithë atyre që besojnë që së bashku mund ta ndryshojmë dhe ta ndërtojmë vendin tonë”, shkruan Demaj.























