Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë do të jetë Rina Zhubi kordinatore e projektit e cila do të flasë rreth konkursit ndërkombëtar të fotografisë të monumenteve kulturore.

I ftuari i dytë do të jetë Major Brahim Sadriu, i cili do të flasë rreth Ditës së Policisë së Kosovës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jenë Enis Potoku ,Valon Gashi , Valton Berisha, Faton Lahaj , Visar Rexha të cilët do të flasin rreth festivalit "Rok-Purgatory".

Po ashtu në një lidhje të drejtëpërdrejtë do të jetë Tahir Batatina trajner futbolli, ai do të na njoftojë për përgatitjet që bëhen para ndeshjes të së shtunës Kosovë - Çeki.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme