Mbahet konferencë për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhje
RTKlive
Fondacioni i Uestminster për Demokraci (WFD) në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), mbajnë. në konferencë për media.
Përfshirja e personave që janë subjekt të procedurave hetimore, me aktakuza dhe dënime jo përfundimtare gjyqësore në listat e kandidatëve për zgjedhje, vazhdimisht ka cenuar vlerat dhe standardet demokratike të shtetit ligjor.
Duke qenë në prag të finalizimit të listave të partive politike me kandidatë për deputetë, WFD dhe IKD, do të prezantojnë raportin “Qeverisje me integritet: Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhje?”.
Partitë politike kanë afat deri me 06 shtator 2019 për dorëzim të listave të kandidatëve për zgjedhje që do të mbahen me 06 tetor 2019. WFD dhe IKD do të prezantojnë të dhëna që dëshmojnë se vazhdimisht ka pasur degradim të listave të kandidatëve për deputetë, të cilat në secilat zgjedhje të organizuara pas vitit 2010 kanë shkuar duke rritur numrin e kandidatëve që kanë pasur aktakuza.
Këtë trend të personave me aktakuza në listat e partive politike, të zgjedhur më pas si deputetë si dhe qeveritë e dala nga këto legjislatura, ku një numër i Zëvendës/Kryeministrave, Ministrave dhe Zëvendës/Ministrave kanë qeverisur me aktakuza do të shpalosen në konferencën për media.























