​Januz Salihaj i bashkohet PDK-së
BKT
Lajme

​Januz Salihaj i bashkohet PDK-së

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Januz Salihaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, tha se si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe.

“Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli.


MË SHUME NGA Lajme