Mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës
BKT
Lifestyle

Mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës

Sipas studimeve më të fundit mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës. Të flesh një orë më pak gjumë do të thotë që truri i një personi në klasë të gjashtë kthehet në trurin e një nxënësi në klasë të katërt.

“Humbja e një orë gjumi është e barasvlershme me dy vjet të rritjes së njohurive dhe zhvillimit”, thonë studimet.

Ka një lidhje reciproke midis notave dhe sasisë së gjumit. “Adoleshentët të cilët merrnin 5-she flinin 15 minuta më shumë se sa ata që merrnin 4-she e kështu me radhë”.

Të dhënat nga “Wahlstrom” ishin pothuajse përsëritje perfekte e rezultateve nga studimi i më shumë se 2 mijë nxënësve në Rode Island të SHBA-së i zhvilluar kohë më parë.