Si ndikon dieta në bukurinë tuaj
Me siguri keni dëgjuar shumë shpesh thënien që "ju do të bëheni ashtu siç ushqeheni", duke aluduar në faktin që ushqimi ka një ndikim të madh në bukurinë tuaj. Mirëpo, si, në fakt, mund të ndikojë ushqimi në bukurinë tuaj, mund ta kuptoni më poshtë.
1. PESHA
Para se të fillojmë këtë pjesë duhet ta theksojmë faktin që bukuria vjen me pesha të ndryshme, mirëpo shumica e njerëzve që janë në mbipeshë, kanë probleme të ndryshme shëndetësore, andaj është shumë e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime të shëndetshme, nëse mëtoni të keni një trup të shëndoshë.
2. LËKURA VEZULLUESE
Shëndeti i lëkurës varet shumë nga ushqimi që ju konsumoni. Nëse konsumoni rrallë pemët dhe perimet, për shembull, atëherë mungesa e lëndëve ushqyese ndikon negativisht në lëkurën tuaj. Andaj, konsumoni ushqime që përmbajnë lëndë të mjaftueshme ushqyese, nëse dëshironi të keni një lëkurë vezulluese.
3. FLOKËT ME SHKËLQIM
Ashtu sikurse lëkura juaj, edhe flokët kanë nevojë për ushqime të shëndetshme. Shumica e ushqimeve që janë të dobishme për lëkurën, janë të domosdoshme edhe për mirëmbajtjen e flokëve.
4. THONJTË E FORTË
E njëjta gjë vlen edhe për thonjtë! Duke marrë parasysh faktin që flokët, thonjtë dhe lëkura janë të ndërtuara nga komponentët e njëjtë, atëherë mund të vijmë në përfundim që ushqimet, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe flokëve, u bëjnë mirë edhe thonjve. Pra, dieta ka një rëndësi të madhe edhe për thonjtë.
5. MUSKUJT E DEFINUAR
Muskujt kanë nevojë për lëndë adekuate ushqyese, sikurse edhe pjesët e tjera të trupit. Proteinat janë të domosdoshme për shëndetin dhe formësimin e muskujve. Kur marrim parasysh faktin që trupi me muskuj të definuar konsiderohet si trup i bukur, atëherë bëni mirë nëse merrni parasysh të ushqyerit me sasi të mjaftueshme të proteinave.























