19:56 / 06.09.2019
“Linja shqip” në RTK1: Si të aplikoni për votim nga diaspora
“Procedurat e aplikimit për votim nga diaspora”, është tema për të cilën do të diskutohet në emisionin “Linja Shqip” në RTK1, që do të transmetohet të dielen prej orës 18.00.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi dhe Fjolla Vukshinaj nga organizata Germin do të flasin për procedurat e aplikimit për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e parakohshme për kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor.























