20:00 / 06.09.2019
SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues pas vetëvarjes së 23 vjeçarit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë korrektues pas rastit që ka ndodhur në Burgun e Dubravës ku një 23 vjeçar e ka varur veten.
Po ashtu, SHKK lidhur me këtë rast ka iniciuar procedurën disiplinore dhe ka ngritur edhe Komision Hetimor për hetimin e rastit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit F. I, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë. Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.























