Mount: Lojtarët e rinj e kanë fituar vendin e tyre
Mesfushori i Chelseas, Mason Mount beson që lojtarët e rinj e kanë fituar vendin e tyre në skuadër.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard e ka si mision t’i integrojë sa më shumë talentet e reja në skuadër.
Lojtarët si Mount, Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, kanë mundësinë për t’i treguar kualitetet e tyre. Anglezi foli gjithashtu edhe për fillimin e sezonit.
“Ka qenë një vendim i vështirë. Kemi ekip me lojtarë të rinj. Është klub i ri. Kemi punuar shumë dhe ky është fillimi, mirëpo po mundohemi të punojmë ende me shumë. Liga e Kampionëve është një hap i madh. Kur sheh ligën, është një ndër ligat me të mira në botë. Çdo klub është në nivel të lartë dhe duhet të jesh gati për çdo lojë. Ka qenë fillim i mirë për mua dhe do të vazhdoj deri në fund të sezonit”, deklaroi ai.























