Bunjaku e Sejdiu analizojnë sfidat e “Dardanëve” në ‘Arena Sportive’
BKT
Sport

Bunjaku e Sejdiu analizojnë sfidat e “Dardanëve” në ‘Arena Sportive’

RTKLive

Emisioni sportiv “Arena Sportive” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), këtë të diel vjen më top-ngjarjet e kësaj fundjave, me theks të veçantë dy sfidat e radhës të Kombëtares së Kosovës në futboll, raporton RTKLive.

“Dardanët” të shtunën pasdite ballafaqohen me Çekinë derisa tri ditë më pas me Anglinë.

Analizën për “Dardanët” në këto duele do ta bëjnë ish-selektori i Kosovës Albert Bunjaku dhe trajneri Gani Sejdiu.

“Arena Sportive” sjellë kronika me te gjitha detajet nga dueli me Çekët, por edhe atë se çka pritet në ballafaqim me Anglinë.

Rezultatet komplete dhe gjendja në tabelë e Grupit A por edhe statistikat dhe analiza e gjithë grupit pasqyrohet në mënyrë më të detajuar.

Temë e bisedës në “Arena Sportive” do të jetë edhe Përfaqësuesja U-21 e Kosovës e cila të hënën ballafaqohet me moshatarët e tyre nga Anglia.

Edhe kombëtarja e Shqipërisë do të ketë minutat e saj me faktin se Kuqezinjtë ballafaqohen me Francën dhe më pas edhe me Islandën.

Po ashtu pasqyrojmë kronikën nga ndeshjet kryesore kualifikuese për "Euro 2020" të cilat zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Në pjesën e fundit minutat e rezervuara për skuadrën më të suksesshme të hendbollit në vend Besa Famgas e cila të shtunën dhe të dielën takohet ndaj skuadrës zviceriane Winthentur në kuadër të EHF Cup.

“Arena Sportive” po ashtu do të pasqyrojmë edhe kronikën nga vizita e ish-fizioterapeutistit të Manchester Cityt dhe Kombëtares Angleze në Rugby e Cricket, Cliff Eaton, i cili mbajti seminar për mjekët sportiv nga Kosova.

Suksesi më i madh në arenën ndërkombëtare i atletëve të Kosovës po ashtu ka zënë vend në këtë edicion i cili fillon të dielën nga ora 21:00 në RTK.