A e dini çfarë ka bërë Ronaldo me pagën e parë si futbollist?
BKT
Sport

A e dini çfarë ka bërë Ronaldo me pagën e parë si futbollist?

Cristiano Ronaldo është njëri nga futbollistët më të paguar në botën e futbollit

Ylli portugez aktualisht është pjesë e Juventusit dhe përfiton 30 milionë euro në vit, por ai gjithashtu ka përfitime të shumta edhe nga reklamat dhe bizneset e tjera që posedon.

33 vjeçari nuk e ka patur të lehtë rrugën për t’u bërë futbollist profesionist, derisa vinte nga një familje e varfër.

Nëna e tij, znj.Maria Dolores e kishte rritur Ronaldon me sakrifica të shumta, por në fund ai ia kishte shpërblyer të gjitha.

Futbolli është një sport fitimprurës, derisa lojtarët mund të realizojnë ëndrrat e tyre duke blerë se çfarë ua do zemra, transmeton reporteri.

Dikush investon në vetura luksoze e pushime nga më të shtrenjtat, derisa CR7 pagën e parë që e kishte marrë si futbollist ia kishte dhuruar nënës së tij, duke i thënë se tani nuk ka nevojë më të punojë.