14:07 / 07.09.2019
Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë kundër Francës
Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur përgatitjet e fundit para ndeshjes kundër Francës.
‘Kuqezinjtë’ luajnë në udhëtim, në ndeshjen më të vështirë të grupit, kundër kampionëve të botës.
Para kësaj ndeshje, seleksioni ‘Kuqezi’ ka mbajtur edhe stërvitjen e fundit, ku gjithçka ka shkuar sipas planit, pa ndonjë telash, raportojnë mediet shqiptare.
Skema e cila është përdorur në këtë stërvitje ishte ajo 5-3-2.
























