14:56 / 07.09.2019
Nis ndeshja Kosova-Çekia, “Dardanët” në kërkim të fitores
Ka startuar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Çekisë.
“Dardanët” dhe çekët po ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit A e vlefshme për kualifikueset për Evropianin 2020, raporton RTKLive.
Kosova në këtë duel ka hyrë e hendikepuar pa pesë lojtarët kryesore të cilët janë lënduar kohë më parë.
Megjithatë, futbollistët që janë në terren, do të japin maksimumin në mënyrë që të marrin fitore dhe të bëjnë hapin gjigant në garën për kualifikimin në EURO 2020.























