Thaçi: Të fitojmë për Kosovën dhe për Vokrrin
BKT
Lajme

Thaçi: Të fitojmë për Kosovën dhe për Vokrrin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar lojën Kosovë-Çeki, ka uruar djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian.

“Sot në stadiumin që mban me nder emrin e Fadil Vokrrit mund ta vazhdojmë ëndrrën dhe historinë e suksesit për futbollin e Kosovës. Uroj që djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian. Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme