Veseli: Fituam – Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli!
BKT
Lajme

Veseli: Fituam – Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli!

Kyretari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar fitoren e Kosovës në ndeshjen ndaj Çekisë.

Madje duke qenë se ai dhe kishte qëlluar rezultatin final të kësaj ndeshje, ai thotë se merr vesh shumë nga futbolli.

”Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli. Fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë. 

Me këta djem në fushë, që nuk harruan kurrë prej nga vijnë dhe u kthyen për t’u bërë heronjtë tanë, gjithçka bëhet më e lehtë. Po, po, më i lehtë tani është edhe kualifikimi për Kampionatin Evropian.

Qysh po ia bëjmë për fanellat e Kombëtares? Tash më duhet të shoh kush prej jush e keni qëlluar rezultatin, ashtu si unë. ”


MË SHUME NGA Lajme