21:47 / 07.09.2019
Mbyllet pjesa e parë, Franca e fortë për Shqipërinë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Francë - Shqipëri.
Kampionët e botës janë duke udhëhequr me rezultat 2:0 pas përfundimit të kësaj pjese.
Ishte Coman ai që pas 8 minutash shënoi golin e parë për francezët, ndërsa epërsinë e dyfishoi qendërsulmuesi Giroud.
Gjatë kësaj pjesë Shqipëria nuk arriti të tregojë diçka më shumë nga loja, duke krijuar vetëm disa gjysmëraste me anë të Bekim Balaj, por duke mos arritur të shënojë.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në 45-minutat e dytë të kësaj ndeshje.























