23:25 / 07.09.2019
Haradinaj: Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka shprehu dhembje për vdekjen aksidentale të Artan Venharit, i cili sot ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell. Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!























