Presidenti ​Thaçi udhëton për vizitë në Japoni
BKT
Lajme

Presidenti ​Thaçi udhëton për vizitë në Japoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disaditore në Japoni.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

 Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral.

Sipas një komunikate të Presidencës, kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme