09:42 / 08.09.2019
Vata: Mavraj duhet të largohet nga kombëtarja
Ish-futbollisti i kombëtares Rudi Vata, ishte i ftuar në RTSH Sport, për të komentuar ndeshjen Francë-Shqipëri.
Vata shpërtheu në kritika për humbjen e thellë 4-1 ndaj Francës duke akuzuar të gjithë, por sidomos lëshon bombën ndaj Mërgim Mavrajt.
"Mavraj nuk i shërben më ekipit kombëtar, nuk bën diferencën. Me gjithë respektin për karrierën e tij.
"Jemi ekip i dobët dhe nuk japim asnjë shpresë. Luajnë pa qejf. Jemi në krizë. Katër a pesë pasime nuk dimë t'i bëjmë radhazi. Duhet të korigjohemi.
"Franca kampione bote? Ne flemë me ëndrra dhe zgjohemi me ëndrra... Nuk kishim asnjë plan pë























