Juve dëshiron ta rrëmbejë De Gean si lojtar të lirë
BKT
Sport

Juve dëshiron ta rrëmbejë De Gean si lojtar të lirë

Kontrata e “gardianit” të Manchester United, David De Gea-s skadon në fund të sezonit.

Juventus pritet të hidhet në një sulm të ri, për një transferim tjetër falas nga Premier Liga, sipas Mirror.

Drejtuesit e kampionëve italian e kanë piketuar gardianin e Manchester United, David De Gea, të cilit i përfundon kontrata me djajtë e kuq në fund të këtij sezoni.

Juve këtë vit transferuan falas nga Arsenali, Aaron Ramsey ndërsa vitin e kaluar morën Emre Can nga Liverpool si lojtar të lirë.