Maska natyrale që ju sjell në terezi lëkurën pas plazhit
Njollat e moshës, kafe të sheshta, që zakonisht quhen njollat e mëlçisë fillojnë të shfaqen në qafë, fytyrë dhe duar, ndërsa plakeni. Por a e dini, që këto në fakt nuk shkaktohen nga mosha, por, dëmtimi i diellit me kalimin e viteve?
Ndonëse këto njolla nuk përbëjnë problem shëndetësor, ato mund të na rrisin disa vite në moshë, të na tregojnë më të plakur e jo vetëm. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kërkojnë mënyra për t’i hequr ato e koha pas plazhit është ajo idealja për të aplikuar maskën e mëposhtme e cila zbeh dhe parandalon shfaqjen e këtyre njollave.
Përbërësit:
2 lugë gjelle tërshërë
1 lugë gjelle kos
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji shafran Indie
Përgatitja:
1. Vendoseni kosin e thjeshtë në një tas.
2. Shtypni tërshërën sa ta bëni pluhur e më pas shtojeni në tasin me kos
3. Shtrydhni lëngun e freskët të limonit, pastaj shtoni shafranin e Indisë.
4. Përzieni mirë të gjithë përbërësit sa të arrini një masë homogjene.
5. Mos e teproni me pluhurin e shafranit të Indisë sepse mund të lërë një çehre të verdhë në fytyrën tuaj. Gjithashtu, nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, shmangni lëngun e limonit sepse mund ta bëjë lëkurën tuaj edhe më të thatë.
6. Ruajeni përzierjen në një kavanoz qelqi.
Aplikimi:
1. Lani fytyrën dhe aplikoni maskën
2. Përhapeni me lëvizje rrethore për disa minuta duke përdorur majat e gishtave.
3. Lëreni për rreth 30 minuta.
4. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.
5. Aplikoni një hidratues që është i përshtatshëm për fytyrën tuaj.
6. Ju mund ta përdorni këtë maskë dy herë në javë për rezultate më të mira.























