19:18 / 08.09.2019
Djali i Adem Demaçit pjesë e listës së kandidatëve për deputet të PDK’së
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. E në mesin e kësaj liste gjendet edhe emri i Shqiptar Demaçit, i biri i Adem Demaçit.
Në listën e PDK-së, janë gjithsej 110 kandidatë, ndërsa “Dekada e re” nuk dallon nga ajo e vjetra, ashtu siç pretendonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
PDK, është partia e cila pas tri ditësh dorëzimi të listës në Këshillin Qendror Zgjedhor e ka publikuar listën.























