Hoxhaj: Kadri Veseli ka forcën për ta ndryshuar Kosovën
BKT
Lajme

Hoxhaj: Kadri Veseli ka forcën për ta ndryshuar Kosovën

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson është partia më e madhe shqiptare në Ballkan, dhe u shpreh i bindur se lideri i kësaj partie, Kadri Veseli do të jetë Kryeministër i Kosovës.

Këto deklarata Enver Hoxhaj i dha sot në konventën e PDK-së, me rastin e nominimit zyrtar të Kadri Veselit, kandidat për Kryeministër të Kosovës.

”Ne nuk jemi vetëm partia më e madhe me gjeografi”.

”PDK është parti e shpresës, optimizmit, besimit por nëse ka një njeri që i beson Kosova, ai është Kadri Veseli dhe Kadri Veseli i beson Kosovës”.

”Jam brez i vjetër i PDK-së, por e njoh Kadri Veselin si njeri, si politikan. Rinia, qytetari, cilësia e jetës, janë motivi që Kadri Veseli është në politikë, dhe do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës. [Kadri Veseli] e ka guximin për vendimet e mëdha. E ka dijen për vendime të drejta, dhe ka forcën për të ndryshuar Kosovën sikurse ka ndryshuar Partinë Demokratike të Kosovës”.

”Ne i prijmë politikës, ne marrim vendime, ne jemi Qendra e Politikës në Kosovë, jemi Partia Demokratike e Kosovës. Të tjerët garojnë, por ne i fitojmë zgjedhjet fuqishëm. Ne e formojmë Qeverinë e Kosovës dhe padyshim Kadri Veseli do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës”.


MË SHUME NGA Lajme