Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë"`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Albana Muja - Koordinatore për media dhe Mirsad Ferati Drejtor i festivalit TRADICIONAL TË KOMEDISË NË MITROVICË .
Kurse mysafir tjetër do jetë Ismet Hajrullahu - drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Ai do të flas si po DEGRADOHET KALAJA E NOVOBËRDËS dhe MBROJTJEN E MONUMENTEVE.
Ndërkaq Ylber Sela drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, do të flas për
IMPLEMENTIMIN E PËRDORIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË MAQEDONINË E VERIUT.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























