12:43 / 09.09.2019
Messaggero: Berisha, heroi i Kosovës së vogël
Presitgjozja italiane Il Messaggero i ka kushtur një shkrim, lojtarit të Lazios dhe kombëtares së Kosovës, Valon Berishës.
Ata e kanë cilësuar Berishën si një hero i Kosovës së vogël, duke theksuar se me hyrjen e tij në lojë, loja e Kosovës ndryshoi për të mirë.
“Pas një viti me probleme fizike, tanimë është koha e Berishës. Një protagonist absolut. Ndoshta, as ai nuk e priste një kthim kaq të rëndësishëm dhe inkurajues. Një përgjigje e mirë nga Valoni” shkruhet ndër tjerash në këtë shkrim.























